Malaga ndodhet në një moment aspak të mirë jo vetëm në aspektin e renditjes aktuale në kampionat, por edhe në pjesën ekonomike. Klubi spanjoll ka probleme me të ardhurat dhe për këtë arsye do të sakrifikohen disa prej lojtarëve më të mirë.
Këtu përfshihet edhe Keidi Bare, një aset i çmuar i kësaj skuadre. Mediat spanjolle kanë raportuar së fundmi se Malaga ka refuzuar ofertën e parë për mesfushorin shqiptar. Bëhet fjalë për gjysmë milioni që ka mbërritur për këtë futbollist, por menjëherë ka ardhur refuzimi pa e menduar dy herë, pasi pretendohet të përfitohet më shumë. /Sport Ekspres/