Tirana nis menjëherë nga puna, bardheblutë zhvillojnë seancën në Turqi

Tirana ka nisur menjëherë stërvitjen në Turqi. Klubi bardheblu ka mbërritur ditën e sotme në Antalya ndërsa në orët e pasdites kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Gjatë kësaj seance Edon Hasani shihet të stërvitet i veçuar nga grupi. Në këtë mënyrë klubi kërkon që ta ketë gati lojtarin në momentin kur të rikthehet sërish Superiorja.

Ndërkohë, nga nesër Tirana do të vazhdojë sipas axhendës së planifikuar, ku do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë, si dhe do të luajë tre takime miqësore. Gjithçka është bërë e ditur nga  vetë klubi ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” edhe foto nga trajnimi i bardhebluve në Turqi./Sport Ekspres/