Rracizmi është një fenomen që vazhdon të jetë prezent në futbollin europian. Madje tifozët italianë nuk i kanë kursyer thirrjet e tyre as në ndeshjen e parë për këtë vit të Serie A. Pre e këtyre provokimeve ka qenë Balotelli, në takimin që klubi i tij Brescia po luan kundër Lazios.
Në minutën e 30, sulmuesi italian i drejtohet gjyqtarit kryesor me fjalët: “Është hera e dytë”, ndërsa Manganiello ia kthen: “Tani do ta bëj”. Pas këtyre fjalëve, arbitri i ndeshjes ka ndalur lojën për pak minuta, deri sa gjendja të qetësohej. Ishin pikërisht ultrasit e Lazios që kishin nisur ofendimet për Mario Balotellin, duke bërë thirrje rraciste drejt tij. “Boo” në drejtim të Balotellit, kanë bërë që Manganiello të marrë këtë masë për të ndalur lojën, megjithëse tifozët italianë duket se vazhdojnë të mos ndërgjegjësohen mbi këtë fenomen, që ka kohë që është prezent në Itali./Sport Ekspres/