Ibrahimoviç fillon me stilin e tij të deklaratave: Dua 70 mijë tifozë, ndryshe nuk luaj te Milani

Zlatan Ibrahimoviç është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi suedez do të jetë i gatshëm që për ndeshjen e radhës që do të jetë në Seria A. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i tifozëve që kanë blerë biletat si rrallëherë më parë këtë sezon për të parë kuqezinjtë.

E sidomos pas asaj humbje shkatërruese të fundit ndaj Atalantës me rezultatin 5-0, Ibrahimoviç mund të ishte arsyeja e vetme për të risjellë sportdashësit. Deri tani janë shitur rreth 60 mijë bileta për përballjen ndaj Sampdorias.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, Ibrahimoviç ka këtë përgjigje: “Unë dua te 70 mijë tifozë në stadium me patjetër. Ndryshe nuk do të luaj”, përgjigjet suedezi. /Sport Ekspres/