Luftëtari gjendet në një pozitë të vështirë në Superiore, ndërsa problemet shtohen edhe më shumë për gjirokastritët. Pas lamtumirës së Realdo Filit, një tjetër futbollist do të ndajë rrugët me bluzinjtë. Bëhet fjalë për kapitenin e ekipit, Donald Rapon, i cili sipas “Supersport” mund të nisë një aventurë të re drejt Laçit.
Shkak i largimit janë bërë problemet me rrogat. Pagesa të prapambetura kanë shkuar deri në atë pikë sa futbollisti të heqë dorë nga fanella e Luftëtarit, si dhe ta dërgojë këtë çështje deri te Dhoma e Zgjidhjes së konflikteve në FSHF./Sport Ekspres/