Pretendohej të ishte një orë argëtimi mes të burgosurve por një nga burgjet në Meksikë është kthyer në arenë lufte. Dy kartele(grupe) droge kanë qenë duke luajtur futboll në ambientet e burgut gjatë orarit të drekës. Gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv të burgosurit janë konfiktuar me njeri-tjetrin për një mosmarrëveshje në rregullat e lojës.
Bilanci ka qenë tragjikë pasi të paktën 16 të burgosur kanë mbetur të vrarë ndërsa pesë persona të tjerë janë dërguar në spital me plagë të renda. Spas policisë vendase antarët e Kartelit Gjiri dhe Kartelit i Zeta kanë pasur katër armë zjarri dhe një numër të konsiderueshëm armësh të tjera të ftohta, nga të cilat u shkaktua masakra më e madhe që mund të kemi dëgjuar në këto vite./Sport Ekspres/