Ndoshta në fushën e lojës nuk është si i pesë apo dhjetë viteve më parë por jashtë fushe mbetet i njejti. Mesut Ozil mbetet një nga lojtarët më bamirës në ligat europiane. I rritur në një familje të varfër ku çdo qindarkë çmohej shumë, Ozil gjendet gjithmonë pranë njerëzve në nevojë. Pas lamë një vit jo fort pozitiv me të tek skuadra e Arsenalit por Ozil “kampion” shpallet tek sakrifica e tij për të bërë bamirësi.
Jo pak por 1000 jetë fëmijësh shpëtuan nga të ardhurat e mesfushorit me origjinë turke. Ozil financoi operacionet e tyre duke u rikthyer buzëqeshjen vogëlushve me probleme të ndryshme. Veç kësaj, afro 10 mijë persona të tjerë përfituan vakte të ngrohta ushqimi falë Mesut Ozil. Si një amanet i lënë nga nëna e tij, 31 vjeçari nuk harron që të përçojë buzëqeshje në familjet në nevojë. E sikur çdo futbollist të dhuronte sado pak nga financat e veta, mijra njerëz të varfër do të kishin një jetë normale./Sport Ekspres/