Besart Berisha ka marrë një vlerësim të madh në Australi. Tifozët atje e kanë shpallur si futbollistin më të mirë të dekadës. Kjo ka ardhur në bazë të punës së madhe të disa viteve që ka bërë Berisha në këtë kampionat, me ekipe të ndryshme.
Madje për këtë moment ka sakrifikuar edhe Shqipërinë. Kjo pasi kur De Biazi e thirri për t’iu bashkuar Kombëtares, nuk pranoi për shkak të largësisë. Pas eksperiencave te Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe tani në Wester United, Berisha mund të ndihet i vlerësuar nga kjo përzgjedhje që ka ardhur nga tifozët. /Sport Ekspres/