Asnjëherë i dorëzuar/ Humbi këmbën në udhëtimin famëkeq te Chapecoense, fiton PopStar-in

?Një nga tragjeditë më të mëdha të futbollit ishte ajo e ndodhur te Chapecoense. Shumë viktima janë shkaktuar, por edhe të plagosur. Midis tyre ishte edhe portieri Jakson Follmann, që mbijetoi, megjithëse humbi këmbën.

Zoti i ka dhuruar pafundësisht shumë, pavarësisht pengesës dhe sfidës më të madhe të jetës që i dhuroi. Follmann nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi me pasionin e dytë, atë të muzikës. Bëhet fjalë për “Popstarin”, një emision brazilian që i kushtohet muzikës dhe ku 27-vjeçari ka dalë në vendin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *