Puçi brenda KOKSH-it, merret vendimi për shkarkimin e sekretarit Bello

KOKSH-i është në një situatë emergjente dhe aspak të mirë pas ndodhive në kohët e fundit. E gjitha ka ardhur nga ana e sekretarit Bello, që ka kërkuar përfitime personale dhe që të sjell sa më shumë kaos në funksionimin e këtij komiteti. Të pakt?n kjo është pohuar nga presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani. Nëpërmjet një njoftimi që na vjen në orët e fundit, thuhet se ka ardhur shkarkimi i Bellos. /Sport Ekspres/

Njoftimi nga Bezhani

Te nderuar anetar te KOKSH, Me ane te ketij emaili desha t’ju uroj Gezuar Vitin e Ri 2020 dhe ju sjellte per ju e familjet tuaja vec te mira. Sic jeni ne dijeni, fundviti nuk e gjen KOKSh ne situate te mire. Gjate ketij viti, ish-sekretari i KOKSh z. Bello se bashku me disa nga ish-anetaret e Komitetit Ekzekutiv tentuan te bejne nje puc te mirefillte duke marre nje vendim per “shkarkimin” e Presidentit te KOKSH – gje qe nuk legjitimohet nga asnje dispozite e statutit apo legjislacionit ne fuqi. Ky veprim i paprecedent erdhi si rrjedhoje e kerkesave te vazhdueshme nga ana ime per transparence dhe pergjegjesi instucionale, kerkesa te cilat jane anashkaluar ne vazhdimesi. Ne perputhje me pergjegjesite e mia statutore si President i KOKSH, ne vijimesi une kam thirrur mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv per te analizuar situaten. Perkrahesit e Z. Bello ne Komitetin Ekzekutiv vendosen te bojkotojne mbledhjet 3 here rrjesht. Ky veprim, ne baze te nenit 18/7 te statutit, solli perjashtimin automatik te tyre nga KE dhe, po ne baze te statutit, pjesemarresit ne mbledhje te KE kane zgjedhur anetaret e ri te tij dhe kane shkarkuar z. Bello nga funksioni i tij si Sekretar i KOKSh duke zgjedhur sekretarin e ri. Te gjitha keto veprime sa me lart jane ne perputhje te plote me statutin dhe legjislacionin, pavaresisht nga fjalet dhe presioni i z. Bello, si ai i ushtruar personalisht ashtu dhe nga keqperdorja qe po i behet nje emaili te derguar nga nje mik i tij prane strukturave te CIO, i cili eshte shkruar ne kushte keqinformimi nga z. Bello. Sic dhe ju kam informuat me pare, une problemet e shfaqura ne KOKSH i kam adresyar ne rruge ligjore e cila eshte e vetmja rruge qe do te nxjerr te verteten ne drite. Une po vazhdoj ta ndjek kete ceshte institucionalisht dhe do ju mbaj te informuar per zhvillimet e rendesishme qe do te kete. Besoj ndajme te njejtin mendim se nje institucion i rendesishem si KOKSHi duhet te mos kthehet ne ciflik personal dhe veprimtaria e organeve te tij duhet te jete e mbeshtetur vetem ne Statut dhe ne ligj. Duke uruar dhe nje here qe 2020 te jete i begate per ju personalisht, shpresoj se me perkrahjen tuaj do ta kthejme 2020 ne nje vit ku dhe veprimtaria e KOKSh te rikthehet ne sherbim te sportisteve cilesor dhe levizjes olimpike, dhe jo te individeve qe e kujtojne veten te betonuar ne karriget e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *