Interesime nga Seria A/ Në Angli e quajnë “të tepërt”, Cutrone pritet të rikthehet në Itali

Zgjat vetëm pak muaj aventura e Patrick Cutrone në Premier League. Sulmuesi italian la Milanin në merkaton e verës për t’iu bashkuar skuadrës  së Wolves. Afrimi i tij u prit me mjaft bujë duke qenë se Cutrone ishte një nga sulmiesit më sakrifikues dhe të dashur për tifozët milanez.

Mirpo aventura e tij në Angli duket se ka përfunduar më herët seç parashikohej. Që tani kanë nisur të zihn hapsirat edhe tek skuadra e Wolves duke e nxjerr Cutronen si të tepërt në skuadrën angleze. Interesimet e para janë gati dhe vijë pikërisht nga Fiorentina. Skuadra vjolë kërkonë shërbimet e sulmuesit qendror që në merkaton hapëse të dimrit.

12.8 milion mësohet të jetë shifra e ofruar nga Fiorentina e cila kërkon një huazim me të drejtë blerje. Sulmuesi 21 vjeçar u shit nga Milani për shifrën 15.3 milion euro dhe 3.4 milion bonuse. Shifër që ka zbritur nga kërkesa e fundit e Fiorentinës. Në një kohë kur edhe Ibrahimoviç është kthyer në Milano, për Cutronen transferimi tek violët është e vetmja mundësi për tu rikthyer edhe njëherë në Seria A./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online