Emocionet dhe adrenalina e marrë nga futbolli në këtë vit ka qenë e madhe. Por nëse flasim për ndeshjen e jetës gjatë viteve të fundit, padyshim duhet të ndalemi te titulli i fituar i Manchester Cityt në vitin 2011.
Manchester United kishte fituar ndaj Sunderlandit me rezultatin 0-1 në transfertë dhe me ndeshjet që luheshin në të njëjtin orar, vëmendja ishte e gjitha në rezultatin e Cityt. Këta të fundit po humbisnin me rezultatin 1-2 ndaj QPR-së, kur vetëm me fitore mund të fitonin kampionatin.
Fillimisht rezultati do të barazohej në minutën e 92, e nga krahu tjetër tifozët prisnin me padurim mbylljen e ndeshjes së QPR-së për të nisur festën. Shumë prej tifozëve kishin edhe telefonat e tyre në duar, derisa Aguero realizoi në minutën e 95, për të dhuruar titullin më emocionues të historisë.
Nisur nga e gjitha kjo dhe rastësia e madhe në këtë vit futbollistik, Liverpuli duhet të bëj kujdes me hapjen e shampanjës, pavarësisht shkëputjes së madhe në dukje, pasi Manchester City e fiton titullin edhe në sekondën e fundit. /Sport Ekspres/