Vesi del me shpirti, batuta e Berlusconit: Dikur 6 herë në natë, sot fle pas të tretës herë

Mbyllja e fazës së parë të kapionatit në Seria C ka bërë bashkë gjithë grupin bashkëpunues të ekipit të Monzës. Skuadra nën presidencën e Berlusconit udhëheqë e qetë drejt Seria B me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë. Kështu që fetsa e përvitshme e fundviti nuk ka munguar, për më tepër në Monza kanë arsye edhe të buzëqeshin.

Për të shtuar edhe më tepër dozat e humorit ka menduar i përhershme Silvio Berlusconi. Presidenti karizmatik ka nisur të lëshojë batuta për mikun e tij Galliani por nuk ka kursyer edhe thashetheme personale. Humori i tij ka arritur deri në rrëfimin e jetës së tij private, aq shumë të diskutuar, në raport me marrëdhëniet intime që kryente gjatë një nate.

“Galliani tani që është rikthyer në Monza, ai jeton në Monza në mëngjes, pasdite dhe mbrëmje . Disa më thonë se edhe gjatë natës ai mendon për Monzën dhe nuk bën më seks. Kam dëgjuar thashetheme që më shqetësojnë mua dhe vitet e mia. Është e vërtetë, deri para pak kohësh bëja seks gjashtë herë në natë, tani pas herës e tretë bie të fle gjumë. Sidoqoftë e vërtetë apo jo, qarkulloni fjalën”- ka thënë Berlusconi gjatë festës së thirrur me të qeshurash dhe batutash./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *