Pas dy humbjesh radhazi me Kukësin dhe Skënderbeun, atje ku Bylisi për shumëkënd mund të ketë krijuar idenë e rrëzimit dhe përfundimit të përrallës, nuk rezulton e tillë. Lojtarët e Dovedan kanë fituar ndaj të kuqëve me rezultatin 2-1 dhe kanë bindur.
Fillimisht do të kalonte Ndreca në avantazh vendasit, teksa me gjuajtjen nga distanca që është devijuar me fat nga lojtarët e Partizanit. Barazimit do të vinte nga Bardhi me një devijim në zonë, ndërsa në pjesën e dytë ishte Guindo që vendosi fitoren e takimit.
Festa e madhe është parë nga Goxhaj, që e ka përjetuar më shumë se të gjithë. Ndërkohë te Partizani ka pasur protesta për një pozicion jashtë loje. Telushi do të ndëshkohej me karton të kuq në minutat e fundit, por pa sjellë histori të re. /Sport Ekspres/
Bylis: Hidi, Goxha, Bicaj, Peposhi, Ndreca, Barjamaj, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ntepe, Guindo
Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Idrizaj, Trashi, Broja, Telushi, Kordeiro, Çinari, Asani, Bardhi
Arbitër: Hamiti