Vedat Muriqi po i bën të gjitha në takimin që Fenerbaçe është duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Instabulspor. Nga vetë markimi i futbollistëve kundërshtar, duket qartazi që Muriqi trajtohet si një lojtar i një kalibri tjetër.
Pavarësisht të gjithave dhe këtij “kurthi” të trajnerit kundërshtar, sulmuesi ka arritur të dërgojë topin në rrjetë në golin e tretë. Gjithashtu në realizimin e dytë ka dhënë asistin, për të qenë edhe njeriu vendimtar në këtë takim. /Sport Ekspres/