Ekskluzive/ Pritej edhe në Superiore, e ardhmja e Albi Allës është e vendosur në merkato

Kontrata e Albi Allës me Shanxi Changan përfundon në muajin dhjetor dhe duke nisur nga janari, flitet për një futbollist të lirë. Në kohët e fundit ka qenë i pranishëm edhe në stadiumet shqiptare, duke krijuar idenë për një rikthim të mundshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Por nuk është e tillë. Të paktën sipas burimeve të “Sport Ekspres”, e ardhmja e Allës ka një tjetër rrugë. Në mesin e muajit dhjetor do të vijë edhe zyrtarizimi, por mbrojtësi do të mbetet në Kinë. Ka ende një dyshim nëse do të rinovohet kontrata me të njëjtën skuadër apo do të transferohet në një tjetër ekip, brenda së njëjti shtet, por gjithsesi ekipet e Superiores nuk kanë mundësinë për të siguruar shërbimet e këtij lojtari. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online