Sefer Seferi ndeshet për titull bote, do të ngrejë lart flamurin e Shqipërisë

Sefer Seferi do t’i rikthehet ringut për të përfaqësuar Shqipërinë. I njohur ndryshe edhe si boksieri “i patrembur”, këtë herë do të ndeshet kundër Cesar David nga Argjentina. Kjo përballje do të vlejë për dy titujt e botës në “UBO” dhe “LBC Intercontinental”.

Faktikisht, Sefer Seferi e ka mbrojtur gjithmonë me fanatizëm flamurin shqiptar, ashtu si edhe vëllai i tij, Nuri. Ndërkohë nëse shohim ndeshjet e Sefer Seferit janë gjithmonë me më të mirët. Për ta nisur me Tyson Fury, Manuel Charr, Kevin Lerena, por edhe shumë emra të tjerë. Ndeshja e ardhshme do të jetë në datën 30 nëntor dhe do të luhet në Bern, qytetin Burgdorf. Këtë herë me një motiv më shumë për momentet e vështira që po kalon vendi, pritet që në fund të ketë një fitore dhe një dedikim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *