E enjtja i përket “Europa League” pas magjisë që dhuron Champions në mesjavë. Në xhiron e gjashtë të grupeve, ekipi i Lacios pret rumunet e Cluj në “Olimpico”. Pas asaj disfate në transfertë, Inzagi kërkon nga të tijët paraqitje maksimale pasi Lacio vjen edhe nga dy humbje ndaj Celtic.
Dilema më e madhe mbetet porta pasi në “lojë” është futur edhe protieri veteran i Lacios, Silvio Proto. 36-vjecari është aktivizuar për herë të fundit në maj të këtij viti, në humbjen 2-1 ndaj Torinos. Në shumicën e rasteve Proto ka ndjekur nga stoli e në disa të tjera ka qenë i dëmtuar.
Kontrata e portierit belg skadon në 2021, teksa ditët e fundit u përfol se Strakosha mund të shihte në portë atë që u thirrë për të ndarë eksperiencë me gardianin shqiptar. Megjithëse Proto është shprehur i gatshëm, Inzagi nuk rrezikon duke vendosur që Strakosha do të vijojë të jetë ruajtësi i portës./Sport Ekspres/