Një mbështetje të madhe dhe vëmendje ka marrë Shqipëria për këto orë të tragjedisë së përjetuar pas tërmetit të fuqishëm që solli edhe shumë viktima. Një mbështetje e madhe ka ardhur nga Kosova, për të lehtësuar sado pak këtë dhimbje.
Mes tyre është edhe presidenti i Gjilanit ku drejton edhe Gentian Mezani. Florim Zuka ka dërguar punëtorët e tij me makineritë e tyre në drejtim të Shqipërisë. Bëhet fjalë për kompaninë “Tali” që i gjenden pranë vëllezërve të tyre në këto momente të vështira. Ky vendim ka sjellë edhe përgëzimet e tifozerisë së Gjilanit, që luten për Shqipërinë. /Sport Ekspres/