Lorik Cana konsiderohet gjithmonë si kapiteni legjendar i Shqipërisë. Gjithë kontributi i madh i dhënë për fanellën e Kombëtares, ndërsa tashmë e sheh nga një stadium modern. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, Cana është shprehur se ajo që kërkohet është Shqipëria më e mirë në fushë.
“Një ndjenjë e jashtëzakonshme kjo në këtë stadium. Me lojtarët nuk kam folur direkt fizikisht, por kam komunikuar me mesazhe. Është një fazë tranzicioni dhe po vijnë ekuilibrat. Sot kërkohet Shqipëria më e mirë, pasi do të jetë e vështirë ndaj Francës. Kombëtarja nuk e ka gjetur ende “kallupin”, sesi duhet të mbrohet apo sulmohet. Ka mundësi të bëj jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Cana. /Sport Ekspres/