Shqipëria U-19 e ka humbur edhe takimin e radhës ndaj Belgjikës me rezultatin 1-2, por këtë herë me një tjetër histori. Kuqezinjtë kanë bindur me lojën e tyre dhe kanë qenë të barabartë me rivalin më të mirë të grupit, por gabimet individuale kushtuan shumë. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 10 nga Van Der Brempt, ndërsa kuqezinjtë po i gjenin forcat për të sulmuar kundërshtarin.
Madje në tre raste ishin shumë pranë barazimit të rezultatit. Në minutat e fundit të pjesës së parë do të ishte një krosim me pak pretendime nga krahu i djathtë i sulmit të Belgjikës, por që u shoqërua me një gafë fatale të portierit të Partizanit, Malaj. Ky i fundit gaboi tërësisht në dalje duke ia lënë të boshatisur portën lojtarit kundërshtar. Ndërkohë pas një aksioni fantastik në minutën e 78 që ka nisur nga Armando Dobra, janë ngushtuar diferencat falë realizimit të Brojës. /Sport Ekspres/