Shqipëria barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Andorrës. Një rezultat zhgënjyes ky për kuqezinjtë, por edhe stadiumi nuk ishte mbushur aqsa edhe pritej, pasi e gjithë vëmendja ishte te përballja me Francën. Balaj dhe Manaj ishin autorët e golave, që nuk mjaftuan për të dalë me tre pikët nga kjo përballje.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, Elseid Hysaj ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij për “Supersport”: “Ne duhet të jemi gjithmonë të përqendruar. Gjithashtu duhet edhe qetësia, pasi jemi ekip i mirë dhe nuk duhet t’i humbim vlerat në një ndeshje si kjo. Goli i dytë ishte edhe me fat nga Andorra, pasi e preku edhe Ramadani. Duhet të vendoseshin mirë edhe mesfushorët në atë rast. Tani jam në 100% tim dhe gati për të dhënë maksimumin”, ka thënë Hysaj. /Sport Ekspres/