Për Napolin u dha penalltia kundër, për Juventusin “JO”/ Varriale: Nuk po kuptoj më asgjë!

De Ligt po përjeton një moment aspak të mirë te Juventusi. Përveçe nuk po arrin të kthehet në shkëlqimin e dikurshëm te Ajaksi, është protagonist edhe në shumë episode që dëmtojnë Juventusin. Sa shumë topa të prekur me dorë, me ndryshimin e vetëm që ndonjëherë sfera bie vetë te holandezi ose ky i fundit e kërkon një kontakt të tillë me lëvizje të gabuar.

I njëjti episod ndodhi edhe sot në Torino-Juventus, por për gjyqtarin e takimit dhe VAR-in gjithçka ishte e rregullt. Polemika do të ketë, por ajo që i shton edhe më tepër, është fakti se te Roma-Napoli u akordua një penallti pikërisht për këtë arsye, pasi Callejon preku topin me dorë. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar në “Tëitter” edhe gazetari i RAI, Enrico Varriale:

“Një tjetër “handball” nga De Ligt që duhet të ishte penallti nga precedentet. E fundit ishte ajo te Roma-Napoli, por gjyqtari nuk vërshëlleu dhe VAR-i nuk ka ndërhyrë. Asgjë nuk mund të kuptoj më tani”. /Sport Ekspres

 

https://twitter.com/cierresettebis/status/1190721323078692864