Festa e çmendur e Hasit dhe shpërthimi i komentatorit, gjithçka ndodh në minutat shtesë

Al Raedi ka mundur të fitojë me rezultatin 3-2 në ditën e sotme, në një përballje që për tifozët e ekipit ku drejton Besnik Hasi janë dhuruar emocione të pafundme. Përballë tyre gjendej Al Uehad, ndërsa rezultati ishte 1-2 deri në minutën e 90.

Në shtesën e parë do të vinte realizimi i Daoudit nga goditja e dënimit, ndërsa tre minuta më vonë do të ishte Rajed Al Gamdi që gjeti golin e triumfit. Besnik Hasi që gëzon “si i çmendur” bashkë me stafin e tij dhe të prekur nga adrenalina e ndeshjes, ndërsa komentatori që nuk mund të qendrojë i qetë në këto raste. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/Green1Royal/status/1190350025127350272