Albert Bunjaku me detyrë të re, ish-trajneri i Kosovës përzgjidhet për të punuar në UEFA

Ditët e fundit u përfol për një kalim të Albet Bunjakut në stolin e ekipit të Feronikelit, por sitauata tani duket se ka marrë rrjedhë tjetër. Ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës mësohet se do të punojë në qeverinë e futbollit europian, UEFA.

Lajmi bëhet i ditur nga “Telegrafi”, që raporton se Bunjaku do të marrë rolin e instruktorit teknik në UEFA dhe për të arritur një gjë të tillë i është dashur që të filtrohet mes mijëra kanidatëve, për të qenë më pas pjesë e 45-shes përfundimtare të përzgjedhur. Ndërkohë fokusi i këtij roli është zhvillimi i futbollit modern. Gjatë javëve në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi për marrjen e postit të instruktorit teknik të UEFA-s nga ana e Albert Bunjakut./Sport Ekspres/