Në Itali janë kthyer arbitrat në qendër të vëmendjes thuajse në çdo javë. Pavarësisht futjes së VAR në futboll, asgjë nuk po rivendoset në qetësi dhe rastet kanë gjithmonë perceptime të ndryshme.
Pastaj ajo që ndodhi në takimin mes Napolit dhe Atalantës, e mbyllur në 2-2, ishte një skandal më vete. Nga një pretendim i vendasve për penallti, tek i njëjti aksion që sjell barazimin e Atalantës në minutat e fundit.
Trajneri Ançeloti gjendej në fushë së bashku me pankinën, duke protestuar te arbitri. Një pamje kjo që nuk është ofruar asnjëherë në Seria A, sidomos kur bëhet fjalë për ekipet e nivelit të lartë. Por gjithçka bëhet e mundur nga VAR, pasi ekipet kanë të drejtën e tyre të “ulërasin” për rastet flagrante që i pretendojnë në favor të tyre, duke parë se ekziston e drejta e rishikimit.
Nga ana tjetër, italianët shquhen së tepërmi edhe për ironinë e madhe. Pas gjithë katrahurës që ndodhi në minutat e fundit dhe ku arbitrit kryesor i doli dukshëm situata, mendon mbrojtësi i Napolit, Lorenzo Tonelli. Ky i fundit i ka zgjatur topin arbitrit kryesor në shenjë ironike, për ta cilësuar si “njeriun e ndeshjes”. /Sport Ekspres/
L’ironia vince sempre…#NapoliAtalanta #Giacomelli pic.twitter.com/a57aRJ06M3
— Gianluca Abate (@Aba_Tweet) October 30, 2019