Tifozët e Interit nuk e përtypin, Ikardi thumbon hapur: PSG është ekipi më i mirë që kam luajtur

Vetëm pak muaj ka në aventurën e re te PSG-ja, por ka mjaftuar për të harruar edhe dashurinë e vjetër. Ky është rasti i Mauro Ikardit që bëri gjithçka për fanellën e Interit, por ndarja nuk ishte ajo e duhura.

Kjo ka bërë që sulmuesi argjentinas të mos ketë edhe shumë respekt për të kaluarën. Dy gola arriti që të shënonte në përballjen mes PSG-së dhe Marsejës, atje ku u fitua 4-0. Kur pyetet nga gazetarët për ekipin më të mirë, vjen një sulm i dyfishtë për Interin:

“Sigurisht që PSG-ja është ekipi më i mirë që kam luajtur. Këtu kam shokë skuadre të jashtëzakonshëm dhe që ma bëjnë shumë të lehtë gjetjen e golit. Kemi kiminë e duhur me njëri-tjetrin”, ka thënë Ikardi. /Sport Ekspres/