Mëkati i vetëm i Interit, Mauro Ikardi shpërthen me PSG-në dhe ka të njëjtin festim

Padyshim që një nga gabimet më të mëdha që Interi ka bërë në merkaton e verës quhet Mauro Ikardi. Një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm, që shënonte gjithmonë në ndeshjet e mëdha dhe mbi të gjitha: “E dashuronte fanellën zikaltër”.

Por situata nuk u menaxhua mirë dhe erdhi transferimi te PSG. Në mbrëmjen e sotme dhe ndërkohë që është mbyllur pjesa e parë mes PSG-së dhe Marsejës 4-0, Mauro Ikardi ka shënoi dopietë. Ndërkohë në 4 takimet e fundit, ka arritur të shënojë dy gola ndaj Club Brugge në “Champions League”, gjithashtu edhe nga një gol në përballjet me kundërshtarë si Nice, Angers dhe Galatasaray. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *