Milani është duke përjetuar vërtet momente të vështira dhe ndërrimi i trajnerit Giampaolo nuk solli asgjë të re në rezultat. Kuqezinjtë nuk po e gjejnë ende fitoren me Piolin, ndërsa kanë humbur edhe ndaj Romës me rezultatin 2-1.
Përtej shifrave, ajo që nuk mbush tifozët e Milanit ishte edhe loja e futbollistëve në fushë. Tërësisht të parashikueshëm dhe asgjë të bukur për t’u mbajtur mend, ndërsa personi i vetëm që duhet të kujtohet nga ta është padyshim Gatuzo.
Pavarësisht se nuk pati lojtarë të jashtëzakonshëm në dizpozicon, me grintën dhe karakterin e tij e mbajti Milanin në lojë për një vend në “Champions League” deri në momentin e fundit. Por në këtë rrugë të re, të këtij sezoni, do të ishte shumë nëse kjo skuadër do të gjente një vend në “Europa League”. /Sport Ekspres/