Të fitosh në “Anfield Road” është e pamundur, me Liverpulin që drejtohet nga Jurgen Klop. Këtë herë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Totenhemit. Në minutën e parë do të ishte Kane që gjeti golin e parë, duke pasur edhe fatin me vete.
Në pjesën e dytë erdhi edhe përmbysja me Henderson dhe Salah që shënoi nga pika e bardhë. Faktikisht rezultati duket i ngushtë dhe duhet thënë se është i gënjeshtërt. Mbajtja e topit dhe kontrolli i lojës nga Liverpulit ishte si të luante kundër ekipit të dorës së dytë.
Me 70% kundrejt 30% dhe 12-2 goditjet që erdhën në portë, ishte thuajse si një lojë me një portë. Duke parë edhe humbjen e fundit me rezultatin 2-7 në shtëpi ndaj Bajernit, pyetja dhe dyshimi që ngrihet: “A është Totenhemi skuadra që shkoi në finalen e “Champions League” në sezonin e shkuar? /Sport Ekspres/