Kapiteni ndëshkon ekpin e Inzagit, Memushaj nuk do t’ia dijë për vitet mbi shpinë

Ledian Memushaj ka arritur të shënojë sërish për ekipin e Peskarës, në ndeshjen që këta të fundit janë duke luajtur me skuadrën e Beneventos. Goli ka ardhur vetëm një minutë pasi kishte filluar pjesa e parë, ku mesfushori vlonjat arriti të finalizonte pasimin e dhënë nga Pepin. Ishin disa kombinime mjaft të bukura mes kësaj dysheje që sollën depërtimin në zonë të Memushaj, nga ku nuk mund të gabonte për të mposhtur portierin kundërshtar.

Ndërkohë, Peskara me këtë fitore që është duke marrë shkon në kuotën e 13 pikëve, duke u renditur në vendin e 8 në Serinë B. Ndërsa ish-ekipi i Memushajt, që është nën drejtimin e Inzagit, aktualisht mban vendin e parë së bashku me Empolin dhe është një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në elitën italiane./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online