Qendrimi i Mbappe-së jashtë fushës për një kohë të gjatë pasi ishte dëmtuar dhe paniku i krijuar te PSG, duket se ka ngritur shqetësime te disa persona për varësinë e krijuar, ndër të cilët është edhe ish-futbollisti Christophe Dugarry. Ky i fundit ka qenë dikur pjesë e Barcelonës, Milanit dhe Bordosë, ndërsa së fundmi është ndalur te një deklaratë e sulmuesit të PSG-së, që lë të kuptohet se klubi e ndjen mungesën e tij në fushë. Kjo nuk i ka përlyer aspak Dugarry-t, që shprehet se lojtari i PSG ka nisur të “Nejmarizohet”. Gjithashtu ka thënë se në futbollin e sotëm futbollistët shohin më tepër interesat individuale se sa ato të ekipit.
“Është e vështirë për mua. Kjo frazë më shqetëson. Pjesa tjetër e intervistës së tij ishte e përkryer sepse ai flet për shokët e tij të skuadrës, ekipin … Por kjo frazë më ka turpëruar, ndoshta sepse jam nga një gjeneratë tjetër dhe jam i trullosur nga futbolli i sotëm, ku mendon më shumë për veten tënde.
Unë mendoj se po Nejmarizohet. Më mirë do të dilja me Gueye, Herrera ose Di Maria. Është më pak argëtuese të rrish me ungjillistët dhe është më argëtuese të jesh me Neymarin, por … Siç thashë, kam frikë se ëndrra është thyer me këtë djalë. Vihet re një qasje individuale. Nuk dua të shoh një luftë egosh dhe statistikash”, është shprehur Dugarry./Sport Ekspres/