Zyrtare/ Gjokës i japin dhuratën e parë, transferojnë mbrojtësin e Kosovës

Ernest Gjoka i ka marrë tre pikët dhe fitoren e parë me Shkëndijën e Tetovës, pasi ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Sileks. Në këtë mënyrë edhe drejtuesit e klubit shqiptar në Maqedoninë e Veriut ia kanë dhënë dhuratën e parë trajnerit.

Bëhet fjalë për zyrtarizimin e firmosjes së parakontratës nga ana e Ardin Dallkut, mbrojtësit që ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Kosovës. Juridikisht ky lojtar do të lejohet që të luajë me Shkëndijën nga fillimi i janarit.

Lojtari 24-vjeçar vjen pas eksperiencës në Ukrainë atje ku ka qenë për disa vite te Vorska Poltava, por tashmë një eksperiencë që i përket së shkuarës. /Sport Ekspres/