Pasi kemi lënë mbrapa dy mbrëmjet e magjishme në “Champions League”, është koha që të rikthehet edhe “Europa League”. Një moment vërtet i veçantë do të jetë ky për arbitrat shqiptarë.
Jo pak, por katër të tillë kanë përgjegjësinë në mbarëvajtjen e ndeshjes mes Az Alkmarit dhe Astanas. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:55, ndërsa si ndihmës të kryesorit Enea Jorgji do të jenë Ridiger Cokaj, Rejdi Avdo dhe Kridens Meta, si gjyqtar i katërt.
Ky është momenti i Enea Jorgjit për të treguar edhe njëherë aftësitë e tij në drejtimin e ndeshjes në arenat e mëdha të Europës, ndërsa nuk është e para herë që ka mbërritur deri në këtë pikë. Kjo përballje është e vlefshme për grupin L, aty ku gjenden edhe dy skuadrat e tjera si Manchester United dhe Partizani i Beogradit. /Sport Ekspres/