Vazhdon kaosi për arbitrat në Kosovë, duhet policia në ndeshjen e fituar nga Mezani

Ekipi i Mezanit ka gjetur për të katërtën herë radhazi fitoren në kampionat, pasi ka mundur me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën e Llapit dhe vazhdon të jetë në krye të renditjes. Golat erdhën nga ish-lojtarët e Superiores, Bushiç, Greca dhe Progni, që i kanë dhuruar shumë gola klubit të tyre të ri për këtë sezon.

Ndërkohë një episode aspak i këndshëm ka ndodhur në përfundimin e kësaj ndeshje, ku 3 persona , që sipas mediave në Kosovë ishin nga krahu i Gjilanit, kanë dhunuar fizikisht gjyqtarin anësor, Meriton Berishën, gjatë kohës kur ky i fundit po drejtohej drejt dhomave të zhveshjes. Për të bërë daljen e tyre të sigurt nga fusha është dashur ndërhyrja e policisë, që i ka shoqëruar jashtë gjyqtarët e takimit.

Kjo situatë vjen pas një gjendjeje të rënduar, pasi disa klube pjesëmarrëse të IPKO Superligës janë rebeluar për shkak të keqmenaxhimit të përballjeve nga ana e gjyqtarëve. Madje presidenti i Feronikelit shkoi edhe më tej duke deklaruar se arbitrat e kampionatit shiteshin për 3 mijë deri në 5 mijë euro. Këtyre zërave i janë bashkuar menjëherë edhe presidentët e Ballkanit dhe të Llapit./Sport Ekspres/