Goxhaj tregon batutën me Hidin: Unë jam tifoz i Tiranës, por më tha ti për 6 muaj nuk do t’i festosh?

Jurgen Goxhaj ka arritur të gjejë golin e parë të takimit në përballjen mes Bylisit dhe Tiranës e përfunduar në shifrat 3-1. Më parë ky lojtar ishte i veshur bardheblu dhe kjo ishte arsyeja që nuk zgjodhi të festojë.

Në prononcimin e tij për “Supersport”, Goxhaj ka treguar edhe një batutë të bukur me Hidin, sa i përket parandjenjës për t’i shënuar gol kryeqytetasve dhe dëshirën për të mos festuar në shenjë respekti.

“Nuk kishte vend për hakmarrje. E dija se do të shënoja, madje u kisha thënë edhe shokëve që nëse e arrijë, nuk do të festoj. Unë jam tifoz i Tiranës dhe e kam thënë hapur. Por tashmë luaj me Bylisin dhe e respektoj fanellën e tyre. Kisha edhe oferta të tjera.

Zgjodha vetë që të largohesha nga Tirana pasi jam vetëm 26-vjeç dhe doja minutat e mia. Po tregoj edhe unë batutën me Hidin. I thashë që po shënova, nuk do të festoj. Ndërkohë Hidi që ma kthehu: “Po unë kam luajtur dhe kam ngritur shumë tituj me Tiranën. Ti për 6 muaj nuk do të festosh”, shprehet me humor Goxhaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *