Armando Cungu debuton me fitore në shtëpi, mund pastër Teutën që kryesonte

Laçi – Teuta 3-0 (Nabueze 18′ p, 28′, Xhixha 50′)

Teuta ka luajtur ditën e sotme në orën 13:00 ndeshjen kundër Laçit, ku nuk arriti të merrte 3 pikët e radhës në kampionat në mënyrë që ta mbyllte në krye të tabelës fazën e parë të Superiores. Goli i parë i ndeshjes do të vinte nga ana e Nabueze në minutën e 18 nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë vetëm 10 minuta më vonë do të ishte po i njëjti futbollist që do të gjente edhe golin e dytë, duke dhuruar spektakël me driblime.

Ndërkohë mjaftuan vetëm 5 minuta nga pjesa e dytë dhe kurbinasit e dërguan në tre numrin e golave të shënuar ndaj Teutës me anë të talentit të Laçit dhe Shpresave të Shqipërisë, Redon Xhixhës. Megjithëse nuk debutoi me fitore në ndeshjen e parë ndaj Tiranës në transfertë, Cungu arrin të marrë 3 pikët në ndeshjen e tij të dytë në krye të stolit të kurbinasve, madje ndaj një kundërshtari që para fillimit të takimit mbante vendin e parë në Superiore./Sport Ekspres/

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Naubuze

Teuta: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Gashi, Kallaku, Çyrbja, Avdyli, Nikac.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *