Një kryevepër e Celis i surprizoi të gjithë, Bylisi në shtëpi nxjerrë kokëulur edhe Tiranën

Bylis-Tirana 3-1 (Goxha 5′, Guindo 24′, Celis 70’/ Dunga 65′)

 

Bylisi nuk mund të quhet më një surprizë në Superiore. Ekipi i drejtuar nga ana e Dovedan ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës, me bardheblutë që dukeshin se ishin të rikthyer disi me moralin e lartë për të vazhduar me rezultatet pozitive.

Por vetëm 5 minuta mjaftonin që Goxha të realizonte golin e parë me kokë. Nuk festoi pasi kishte veshur fanellën e Tiranës, por në statistika goli shërben. Për të kaluar te një gafë fatale e Bathës, ku do të përfitonte Guindo për të kaluar portierin dhe për të dërguar shifrat në 2-0.

Dunga do të krijonte disi përshtypjen e një takimi të rihapur pasi shënoi me kokë, por Celis mendon për t’i vendosur vulën historisë. Një gjuajtje nga larg që i ka befasuar të gjithë, madje edhe kamerën në ato momente që nuk e fiksoi dot menjëherë golin me plan të parë, solli edhe golin e tretë. /Sport Ekspres/

Bylis: Hidi, Ymeralilaj, Bicaj, Goxha, Peposhi, Ntepe, Murataj, Mëllugja, Ndreca, Bajramaj, Guindo.

Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Karabeci, Hasani, Cobbinah, Cale, Dunga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *