Ashtu siç edhe u përfol më parë, Antonio Tomës i duhet të lërë stolin e Vushtrrisë, pas vendimit të klubit për ta shkarkuar nga detyra e tij si trajner. Tekniku italian bëhet kështu i dyti trajner që largohet nga drejtimi i ekipit të Vushtrrisë për këtë sezon.
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pak para ndeshjes në kampionat ndaj skuadrës së Feronikelit që po luhet në kët momente, megjithëse drejtuesit mund të kishin pritur edhe pak për t’i përcjellë lajmin italianit në mënyrë që të tregonin më tepër korrektesë. Shkak janë bërë rezultatet zhgënjyese të klubit në 10 javët e para të IPKO Superligës, ku Vushtrria mban vendin e fundit në tabelën e renditjes.
Me sa duket sakrifica për të lënë Interin nuk i ka vlejtur aspak Tomës, që ndoshta duhet të shpresojë se miku i tij, Antonio Conte, t’a ketë lënë ende derën e hapur për të, në mënyrë që të bëhet kështu pjesë e stafit drejtues tek zikaltërtit./Sport Ekspres/