Investimi nga Federata Shqiptare e Futbollit për përmirësimin e kushteve të stadiumit “Loni Papuçiu” është drejt fundit. Tashmë stadiumi i qytetit të Fierit do të jetë me një tapet të ri si dhe janë kryer përmirësime në të gjitha ambientet ndihmëse të tij.
“Loni Papuçiu” është shtëpia e ekipit të Apolonisë, që momentalisht luan në Kategorinë e Parë, por me synim ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë fierakët do të kenë mundësinë që të zhvillojnë ndeshjet e tyre si vendas në një stadium me kushte cilësore. Ky investim nuk i shërben vetëm ekipit të Apolonisë, por sjell edhe një përmirësim të imazhit të Shqipërisë sa i përket futbollit dhe infrastrukturës së tij në vend./Sport Ekspres/