Në ditën e sotme po zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të Kategorisë së Parë. Njëra prej tyre është mbyllur, pikërisht atje ku Lushnja ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Orikut.
Nga një gol në çdo pjesë, për të marrë tre pikët që i japin kreun këtij ekipi, me dy pikë më shumë se Devolli dhe Apolonia. Fillimisht do të ishte Ruço që gjeti avantazhin, ndërsa i përhershmi Canka vulosi përballjen.
Kandidaturë e fortë kjo e Lushnjes, për t’u ringjitur në elitën e futbollit shqiptar. Por nga ana tjetër Elbasani nuk gjen qetësi, ndërsa në takimin që po zhvillohet ndaj Pogradecit po humbet me rezultatin 0-3 në pjesën e parë. /Sport Ekspres/