Kryesfida e javës së tetë të Superiores ishte ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit. Takimi ka përfunduar në shifrat 1-3. Fillimisht do të ishte Cordeiro që arriti të kalonte të kuqtë në avantazh, por festimi nuk zgjati shumë, pasi Krymi u shfaq në skenë.
Një dramë që u mbyll në minutat e fundit nga Erald Çinari, një lojtar i dalë pikërisht nga Shkodra. Gjithashtu sulmuesi ka zgjedhur që të mos festojë. Më pas Vllaznia u çorentua dhe atje erdhi edhe goli tjetër i Jasir Asanit. Sigurisht që zhgënjim të madh ka pasur te tifozët, që kishin mbushur shkallët e stadiumit dhe nuk krijuan asnjë incident. /Sport Ekspres/
Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Boldor, Mala, Kote, Broja, Telushi, Cinari, Solomon, Cordeiro
Vllaznia: Sherri, Marku, Malota, Shehi, Gligorov, Krymi, Ramadani, Gurishta, Shtubina, Hygor, Lika