Përfundojnë takimet e Kategorisë së Parë, Dinamo në rënie të lirë dhe Devolli merr humbjen e parë

Ditën e sotme janë zhvilluar edhe takimet e javës së pestë të Kategorisë së Parë. Në grupin A Dinamo vazhdon serinë negative edhe në debutimin e trajnerit të ri, duke humbur 0-2 në shtëpi ndaj ekipit të Erzenit dhe tani prek vendin e fundit në renditje.  Ndërkohë fitorja e parë ka ardhur për Veleçikun që ka mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0, ndërsa përballjet e tjera janë mbyllur në barazim.

Sa i përket grupit B kryesuesit e Devollit nuk ia kanë dalë të marrin 3 pikët e radhës në transfertën me Turbinën ku kanë humbur për herë të parë me shifrat 2-0. Ndërkohë fierakët e Apolonisë janë ndarë në barazim me rrjeta të paprekura në ndeshjen kundër Shënkollit./Sport Ekspres/

Grupi A

14:00/ Dinamo -Erzeni 0-2

Xhixhiua 33′, 55′

14:00/Tërbuni – Besëlidhja 1-1

Dushku 16′- Hajdari 14′

14:00/ Burreli-Korabi 0-0

14:00/ Veleçiku-Egnatia 1-0

Rajçeviç 36′

13:00/ Shkumbini – Kastrioti 2-2

Sadiku 45′, Ekemini 85′- Marku 38′, Bardhi 40′ 

Grupi B

14:00/TURBINA-DEVOLLI 2-0

Levendi 21′, Roshi pen. 84′

14:00/ILIRIA-BESA 1-1

Doci 56′ – Onuh 22′

14:00/SHËNKOLLI-APOLONIA 0-0