Të gjithë tifozët shqiptarë janë me vëmendjen e madhe te UEFA, për të parë dënimin që do t’i vijë Turqisë për përshendetjet ushtarake. Por lajmet më të fundit që vijnë prej organizmit më të lartë të futbollit në Europë nuk janë edhe shumë të mira.
Një çështje e re lind dhe bëhet fjalë për Kosovën. E gjitha kjo për konfliktin dhe sherrin që ka ndodhur mes tifozëve kundër Malit të Zi. Një procedurë është e hapur për të dyja përfaqësueset pas asaj grindje që ndodhi në shkallët e stadiumit.
Megjithatë mund të thuhet se dardanët ia kanë hedhur problemit më të madh. Vendimi do të jepet kur të jenë mbyllur të gjitha ndeshjet, pas asaj me Anglinë. Pasi nëse UEFA do të vendoste dënim me ndeshje pa spektator dhe duke ditur se Kosovës i duhet me patjetër një pikë me “tre luanët”, nëse fitojnë në Çeki, atëherë misioni do të ishte thjeshtë i pamundur. /Sport Ekspres/