Një ndeshje e pazakontë ka ndodhur mes dy Koreve, asaj të Veriut dhe Jugut. Duke ditur më së miri konfliktin mes vendeve, një ndeshje e futbollit mes tyre nuk mund të ishte kurrsesi si gjithë të tjerat. Pa praninë e tifozëve, pa pranë e medias apo transmetimin direkt dhe Koreja e Jugut duhej të vinte nga Kina dhe të linin telefonat atje, për të mos i marrë me vete.
Ky ambient është transferuar edhe në fushën e blertë, ku lojtarët përplaseshin për motive të dobëta. Menaxheri i përgjithshëm i Koresë së Jugut, Choi Young-il është shprehur:
“Ndeshja ishte si në luftë. Unë nuk kisha parë kurrë një ndeshje futbolli të tillë më parë. Veri-koreanët nuk të shihnin kurrë në sy kur u flisje, lërë më pastaj që kthenin përgjigje”. Nga ana tjetër, ylli i Totenhemit, Son Heing Min ka thënë: “Ishin shumë agresiv, të ndjeshëm dhe kishte shumë sharje”. /Sport Ekspres/