Lindon Selahi ka debutuar me Shqipërinë në përballjen ndaj Moldavisë. Shumë pak minuta në fushën e lojës për të nga ana e Rejës, por tashmë do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjëve pasi ka debutuar në një ndeshje zyrtare.
Ndërkohë në Belgjikë zbulojnë edhe prapaskenat. Lindon Selahi është telefonuar edhe nga Kosova për t’iu bashkuar dardanëve, pasi po shkëlqen me Tëenten në elitën e futbollit holandez. Ndërkohë që vetë Lindoni ka shpjeguar edhe për prejardhjen e tij: “Gjyshi im shkoi në Belgjikë për shkak të luftës. Babai im lindi në Belgjikë dhe nëna është nga Shqipëria. Si ndihem? Shqiptar dhe belg”, ka përfunduar Selahi. /Sport Ekspres/