Njeriu me më tepër trofe të fituar në futboll, Dani Alves, ka dhënë një intervistë për “GQ”, ku ka shpërthyer për kryeqytetin francez të Parisit. Braziliani ka luajtur për dy sezone me parisienët e PSG-së, por me sa duket vitet e kaluara aty nuk i kanë shijuar aspak. Ndoshta kjo ka qenë edhe një nga arsyet e largimit të tij nga ekipi francez.
Alves ka thënë se Parisi ia vlen vetëm për një javë, pasi për më tepër bëhet stresues. Por ajo çfarë nuk i ka përlqyer më shumë nga kryeqyteti i Francës kanë qenë njerëzit, madje duke shpërthyer ndaj këtyre të fundit pasi i konsideron rracistë të ndyrë.
“Parisi është një qytet stresues, nuk më pëlqen shumë. Nëse shkon atje për një javë, atëherë do të jetë aventura e jetës tënde. Për më shumë se aq është i lodhshëm. Por atje janë rracistë të ndyrë. Shumë prej tyre. Mua nuk më kanë bërë asgjë sepse do u kisha thënë shkoni q***ni, por e kam parë te miqtë e mi”, ka thënë Dani Alves./Sport Ekspres/