Ervin Bulku tregon arsyen e aktivizimit të Trashit: Reja u bind edhe në stërvitje

Lorenc Trashi ishte surpriza e vetme e trajnerit Reja, sa i përket formacionit zyrtar të publikuar para ndeshjes me Moldavinë. Por përse në këtë moment? Do të ishte ndihmësi i Rejës, Ervin Bulku, që për “Supersport” do të tregonte edhe arsyen e aktivizimit në këtë moment të mbrojtësit të Partizanit.

“Kishte vende edhe për ndërrime të tjera, por duhet ta fitojmë ndeshjen me Moldavinë pastaj do të ketë hapësira edhe për ta. Trashi është grumbulluar edhe nga Panuçi, por edhe nga Reja. E kemi aktivizuar nga minuta e parë, pasi ka treguar formë të mirë si në ndeshjet e tij, por njëkohësisht edhe në stërvitje. Trajneri u bind për të qenë nga minuta e pare. Kjo është skema e trajnerit dhe nuk ndryshon. Duke parë lojtarët që ne kemi, ata janë të përshtatshëm për këtë lloj skeme”, ka thënë Ervin Bulku. /Sport Ekspres