Me një tension të madh pritej përballja mes Francës dhe Turqisë. Kjo për vetë kohën kur vjen kjo përballje, me vendasit që kërkuan shtyrjen e ndeshjes, por që nuk u aprovua nga ana e UEFA-s. Vëmendja mbetet ende te kjo ndeshje që do të nisë në orën 20:45.
Ndërkohë atmosfera mbetet e ndezur me tifozët e Turqisë jashtë stadiumit. Faktikisht, pjesa më e madhe e tyre do të qendrojë aty dhe nuk do të futen për ta parë ndeshjen. Kjo pasi janë rreth 30.000 turqë të ardhur nga e gjithë Europa, për të mbështetur Kombëtaren pas atyre kritikave të marra së fundmi.
Bëhet fjalë për festimin e lojtarëve në mbështetje të ushtarëve që po luftojnë kundër kurdëve në Siri. Francezët janë kundër këtij vendimi dhe vetë tifozët turqë po ironizojnë jashtë stadiumit, duke bërë të njëjtën shenjë. /Sport Ekspres/
