Elseid Hysaj ka kohë që është shpallur i padëshiruar te Napoli, me të cilët ka provuar disa herë ndarjen, por pa e arritur një gjë të tillë. Futbollisti shkodran e ka harruar rolin e titullarit te napoletanët që nga periudha e Ancelottit, ku nuk e ka gjetur dot hapësirën në fushën e lojës. Madje lojtari shqiptar nuk ka pas vetes as tifozerinë e klubit.
Por në mbrojte të Hysaj ka dalë së fundmi edhe ish-trajneri i tij te Kombëtarja e kuqezinjve, Gianni De Biasi. Ky i fundit asnjëherë nuk e ka kursyer mbështetjen e tij për Shqipërinë dhe futbollistët shqiptar, të cilët gjithnjë i ka mbrojtur dhe i ka vlerësuar për aftësitë e tyre.
Në një prononcim për “Radio Marte” De Biasi e vlerëson Hysajn si një trashëgimi që duhet të mbrohet te Napoli.
“Hysaj mbetet një trashëgimi e Napolit që duhet të ruhet dhe të mbrohet, një që ka dhënë kontributin e tij gjithmonë”, ka thënë De Biasi./Sport Ekspres/